Foto e Ditës – Dekori i mbledhjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë
Sot në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve nisi mbledhja e përbashkët midis dy qeverive Shqipëri- Kosovë. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dekori i veçantë i sallës, në të cilën dy kabinetet qeveritare u ulën rreth një tavoline të rrumbullakët të veshur me flamurin e Bashkimit Evropian. Në mes të tavolinës ishte vendosur shqiponja në versionin 3 dimensional dhe krah saj flamujt e dy vendeve.
Nën të njejtën frymë ishte dhe motoja që Kryeministria kishte zgjedhur për të udhëhequr tryezën e mbledhjes: “Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr”.
Mbledhja u shenjua nga një deklaratë e fortë e Kryeministrit Rama:
“Regjimi i vizave sot në Kosovë është padrejtësi cinike ndaj Kosovës dhe duhet të marrë fund një orë e më parë. Nuk cënon vetëm dinjitetin e Kosovës, por edhe të vetë Europës. Është turp për Bashimin Europian”.