FOTO/ Duplikohen me fotoshop pjesëmarrësit në takimin e PD në Gjirokastër
Një foto e shpërndarë në rrjetin social Facebook nga takimi i kandidatit të PD në Gjitokaster,Igli Kokalari po qarkullon në media.
Kjo foto ka diçka të çuditshme, deri në kufjitë e qesharakes, pasi dallohet qartë shumfishimi i të njëjtëve persona.
Madje, një nga personat që figuron dy herë në foto është dhe vetë babai i kandidatit Igli Kokalari.
Mesa duket, kjo fotografi e shkrepur në lagjen “Punëtore” të Gjitokastrës më 24 maj, i është nënshtruar Photoshop-it përpara se të publikohej.