FOTO/ Çudia në rrugët e Tiranës, në qendër 80 km/h ndërsa në autostradë 60 km/h
Në qendër të kryeqytetit, në një zonë ku kalojnë edhe shumë këmbësorë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur një tabelë qarkullimi që tregon se automjetet duhet të lëvizin me 80 km në orë.
Vetëm pak metra larg kësaj tabele janë vijat e bardha ku qytetarët duhet të ecin për të kaluar në anën tjetër.
Ndërkohë në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH në varësi të Ministrisë së Transporteve ka vendosur një tabelë ku lejohet qarkullimi i makinave me jo më shumë se 60 kilometra në orë, madje dhe në këto ditë të nxehta ku njerëzit që nisen për të pushuar në plazh, duhet më parë të kalojnë orë të gjata në trafik, sidomos gjatë fundjavave.
Tani mendoni dhe gjykoni vetë, në autostradë më 60 km në orë në qendër të tiranës me 80 km në orë!