FOTO/ 4 vjet nga tragjedia e Fukushimës: Aksidenti që na jep një mësim mbi energjinë bërthamore
Më 11 mars 2011, pas tërmetit dhe cunamit që tronditi Japononë, ndodhi fatkeqësia e Fukushimës nga shkrirja e tre reaktorëve të centralit bërthamor. U lëshua një sasi aq e madhe radioaktiviteti sa u klasifikua me nivelin 7, që është niveli më i lartë për aksidentet bërthamore, i arritur vetëm në rastin e tragjedisë së Çernobilit. Rrezja e kontaminimit u shtri deri në 600 km nga stacioni bërthamor dhe deti arriti një nivel radioaktiviteti 50 herë më të lartë se limitet e sigurisë.
Si është situata sot, katër vjet më vonë, në Prefekturën e Fukushimës? Kur hap dritaren e shtëpisë në mëngjes, situata duket normale nëse nuk i kushtojmë rëndësi kangjellave dhe depozitave të mbeturinave radioaktive që gjenden akoma kudo. Nga 150 mijë njeëzit që u evakuuan për ti shpëtuar rrezatimit radioaktiv, 120 mijë nuk janë kthyer akoma në shtëpitë e tyre.
Mbetjet radioaktive tani gjenden në 54 mijë vendgrumbullime brenda Prefekturës. Shifrat zyrtare flasin për 15-28 milion metra kub mbetje atomike.
Këto shifra marramëndëse janë marrë nga dy raporte të Greenpeace-it Japonez që vënë në dukje problemin e dekontaminimit i cili duket se nuk po mbaon kurrë. Sepse malet e mbuluara me pemë dhe lumenjtë vazhdojnë të lëshojnë radioaktivitet që më pas shkon në zonat e pastruara.
Në Japoni, rreziku nga tërmetet dhe tsunamit ishte i pranishëm shumë kohë më parë se të ndodhte katastrofa. Industria dhe autoritetet rregulluese e siguronin popullin mbi sigurinë e reaktorëve në rast të fatkeqësive natyrore. Megjithatë, aparaturat e emergjencës në çentalin e Fukushimës nuk ishin testuar kurrë që prej 40 vitesh. Dhe në 11 mars 2011 aparatuar e emergjencës nuk funksionuan, si pasojë ndali ftohja e raktorëve dhe materiali radioaktiv u shkri duke u përhapur në tokë.
Leksioni që na vjen, katër vjet pas tragjedisë është dramatik. Sepse as vendi më teknologjik në botë nuk di si të trajtojë pasoja e energjisë bërthamore, as në fazën e emergjencës dhe as në fazën aktuale ku duhet të ishin bërë gjithë studimet dhe analizat për mënyrën si duhet të vazhdohej me dekontaminimin.
Megjithatë, TEPCO, ndërmarja e energjisë bërthamore, nuk ka arritur të realizojë planin për pastrimin e ujit të ndotur. Pastrimi ishte parashikuar të mbaronte në mars, por u shty për në muajin maj. Çdo ditë duhen 300 ton ujë për të ftohur reaktorët, të cilat shtohen më pas në sasinë e ujit që duhet pastruar. Kësaj sasie i duhen shtuar dhe 400 ton ujëra nëntokësore që kalojnë poshtë centralit dhe ndoten.