Familjeve rome të larguara nga liqeni, iu ndërpritet mbështetja financiare
Problemet e strehimit për komunitetin Rom vazhdojnë të mos kenë fund. Familjet rome të larguara me forcë disa muaj më parë nga zona e liqenit të thatë, janë “braktisur” nga bashkia e Tiranës.
Pasi janë larguar nga aty, familjeve rome iu ishte premtuar se do t’iu paguhej qiraja e banesës për një vit, por sipas Aktivistëve Rom dhe Egjiptian, kjo nuk ka ndodhur. Për gjatë pesë pesë muajve familjet kanë jetur në rrugën Siri Kodra të mbështetur nga një OJF, e cila nuk mund të vazhdojë t’i mbështesë më. Përveç kësaj zgjidhjeje të përkohshme, nga bashkia Tiranë nuk iu është ofruar asnjë alternativë tjetër.
Për këtë arsye, familjet e prekura së bashku me disa aktivistë rom dhe egjiptian, kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të bashkisë së Tiranës për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme dhe të qendrueshme për ta. /m.g