#Faktjokazan Rritet çmimi i ujit në Tiranë
Që nga 1 janari 2018 qytetarët e Tiranës do të paguajnë më shumë për ujin. Vendimi është marrë në mbledhjen e Entit Rregullator të Ujit më datë 7 nëntor 2017.
Sipas tarifave të reja të miratuara për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, një metër kub ujë për familjet e Tiranës do të kushtojë 65 lekë, nga 45 lekë që kushtonte më parë.
Tarifat e reja të miratuara nga Enti Rregullator i ujit:
Kliko këtu për të shkarkuar vendimin e plotë
Por sa do të ndikojë kjo rritje në faturat mujore të ujit?
Historia Ime ka marrë në shqyrtim një faturë me konsum prej 30 metër kub ujë në muaj, sasia mesatare që shpenzojnë shumë familje në Tiranë. Fotografia më poshtë tregon sa kushton kjo faturë me çmimin aktual të ujit:
Ndërsa fotografia më poshtë tregon të njëjtën faturë, duke aplikuar çmimin e ri të ujit. Diferenca mes të dyjave është 836lekë të reja. Pra nëse më parë një familje paguante 2,810 lekë për 30 metër kub ujë, që nga janari do të duhet të paguajë 3646 lekë.
Në vazhdën e postimeve të Kryeministrit nën hashtagun #faktjokazan, Historia Ime tregon një fakt që do të rëndojë xhepat e familjeve të Tiranës përballë disa deklaratave të shkëputura të Kryeministrit mbi taksat dhe çështjen e ujit.
/l.k./