E para Gala e LGBT në mbështetje të STREHA / FOTO
Aleanca LGBT dhe ProLGBT zhvilluan të parën mbrëmje gala të bamirësisë në hotël Rogner, ku personazhe të njohur të shoqërisë civile, të botës së artit, etj, kontribuan për ngritjen e fondeve që do të shkojnë për STREHA, qëndra e parë rezidenciale për ata pjesëtarë të komunitetit LGBTI që përzihen nga shtëpia apo që detyrohen të vuajnë nga dhuna familjare.
Në ditët në vijim ata do të bëjnë publike të gjitha të ardhurat e grumbulluara si dhe do të shpjegojnë se si do të shpenzohen duke vendosur kështu një standart të ri transparence të shoqërisë civile në Shqipëri.
Foto nga Eriona Çami