Dy vjetori i “Ice Bucket Challenge”, zbulohet geni përgjegjës për sëmundjen ALS
2014-ta ishte viti i sfidës së njohur “Ice Bucket Challenge”. Fushata që inkurajoi miliona njerëz të zbraznin kovat me ujë dhe akull mbi kokat e tyre, grumbulloi para mjaftueshëm për të ndihmuar në një përparim të rëndësishëm shkencor për pacientët me ALS.
Këtë verë, në përvjetorin e dytë të fushatës, shkolla mjekësore në Univeristetin e Massachusetts ka identifikuar gjenin përgjegjës dhe që shkakton sëmundjen. Gjeni i identifikuar si NEK1, shihet si një hap përpara drejt gjetjes së terapisë për trajtimin e këtij çregullimi neurologjik.
Mbi 17 milion njerëz nga e gjithë bota u bënë pjesë e fushatës që u bë virale në mediat sociale. Mbi 115 milion dollarë iu dhuruan në vetëm 8 javë shoqatës ALS, 67% e të cilave iu dedikuan tërësisht kërkimeve për gjetjen e trajtimeve dhe kurës për sëmundjen. Pjesa tjetër e parave të grumbulluara u vu në ndihmë të pacientëve me ALS, edukimin dhe ndërgjegjësimin për sëmundjen etj.
Çfarë është ALS?
Sëmundja bën që qelizat nervore në tru dhe në shtyllën kurrizore të përkeqësohen gradualisht. Brenda 2-5 vite nga diagnostifikimi i sëmundjes, pacientët humbasin aftësinë për të marrë frymë, duke çuar gradualisht në vdekjen e tyre.
/m.g/
Burimi: CNN