“Dritë e re mbi Shqipërinë” shkruajnë gazetat suedeze për turizmin shqiptar
Turizmi shqiptar dhe vlerat e pazbuluara të tij, kanë zënë tashmë një vend të veçantë në faqet e shtypit botëror.
Shpesh herë është quajtur si një zbulim në mes të Europës, dikush e cilëson si destinacion të domosdoshëm për t’u vizituar, ndërsa së fundmi në artikullin e gazetares suedeze Kicki Lind e cila udhëtoi gushtin e kaluar në Shqipëri, cilësohet “Dritë e re mbi Shqipërinë”.
Si mund të kenë kaluar mbi 20 vjet për një shtet që ofron kaq shumë për të parë, të mos shfaqet në hartën e truistëve. Në këto përfundime kanë arritur grupi i gazetarëve suedez pas një udhëtimi përgjatë brigjeve të bukura të detit, malet e larta dhe vendeve historike në Shqipëri.
Artikulli është shumë pozitiv dhe tregon mbi përpjekjet që po bën qeveria mbi prezantimin e turizmit shqiptar në botë.
“Kohët kanë ndryshuar. Shqipëria është sot një vend i hapur, dhe shumë prej njerëzve të cilët u larguan nga Shqipëria gjatë regjimit dikatorial të frymëzuar nga regjimi Stalinist janë kthyer. Shqipëria tani në shumë aspekte ka filluar të eci në krahë me fqinjët e saj. Shqipëria është vetëm në një drejtim: shpejtësi të plotë përpara” – shkruhet në artikull.
Një vend të veçantë në artikull, zë edhe idea e hedhur nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit dhe drejtori i saj Auron Tare, për hapjen e ishullit të Sazanit për vizitorët vendas e të huaj si një Park Kombëtar. Në favour të turizmit tonë do të ishte që kjo ide dhe të gjente mbështetje nga strukturat përkatëse.
/ATSH