Denoncimet për vaksinën antigrip – Cilësia dhe origjina e tyre është e dyshimtë
Në mediat sociale janë shtuar denoncimet për vaksinën antigrip që po përdoret këto ditë në qendrat shëndetësore. Thuhet se vaksina është prodhim kinez dhe cilësia e saj është e dyshimtë.
Pjesë e denoncuesve është bërë edhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, i cila ka shkruar në faqen e tij të Facebook se vaksinat kundër gripit të shpërndara nëpër qendrat shëndetësore janë prodhim kinez dhe pa asnjë fletë udhëzuesi në shqip, siç e parashikon edhe rregullorja. Sipas z. Spahia, vaksinimi po kryhet jashtë çdo afati, ndërkohë që cilësia dhe origjina e vaksinave është e dyshimtë.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1750805741913485&id=100009522289777
Të tjerë qytetarë kanë denoncuar pranë Nisma #Thurje. Thuhet se kostoja e një vaksine është 400 lekë, ndërsa vlera me të cilën e blen shteti është 1300 lekë. Gjithashtu thuhet se qytetarët detyrohen t’i blejnë vet shiringat.
Denoncimet kanë përforcuar edhe më shumë qëndrimet se situata e epidemisë së gripit është vënë në funksion të përfitimeve klienteliste. /m.g/