Çfarë ngjyre është ky fustan?
Fotoja është postuar nga një vajzë skoceze në Tumblr dhe në pak kohë ka bërë xhiron e botës.
Njerëzit në rrjetet sociale po debatojnë nëse ky fustan ka ngjyrë blu dhe shirita të zinj apo ngjyrë të bardhë dhe shirita ngjyrë ari.
Nëse përgjija juaj është blu me të zezë, keni të drejtë.
Nëse pergjigjja juaj është i bardhë me ngjyrë ari keni përsëri të drejtë.
Të dyja përgjigjet janë të sakta, por secila prej tyre mund të tregojë shumë për mënyrën tuaj të perceptimit.
“Është një çështje perceptimi. Kjo tregon mënyrën si truri jonë përpunon informacionin që i vjen. Truri në
çdo njeri është ndryshe, kështu që dhe pse dhe pse në të vjen i njëjti stimul çdo njeri e përpunon informacionin
në mënyrë të ndryshme.”- tha okulisti Paul Doughtery, për revistën TODAY.
Shumë persona VIP dhe njerëz të tjerë po i japin përgjigjet e
tyre në Facebook dhe Twitter, por ka dhe nga ata
që e kanë kthyer në shaka dhe bëjnë ironi rreth “fustanit kameleon”.