Çfarë fshihet pas heshtjes së Qeverisë për grevën në Zharrëz?
Sot është dita e shtatë e grevës për banorët e komunës Zharrëz në Fier dhe ende nuk ka asnjë reagim nga politikanët. 10 grevistë vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur kundër punimeve të kompanisë së naftës Bankers Petroleum.
Grupimi Qytetarët për Parkun ka denoncuar se pas heshtjes së qeverisë fshihet fakti se 20% e aksioneve të kompanisë Bankers zotërohen nga filantropi George Soros.
https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/photos/a.1434359153522759.1073741828.1416997605258914/1687759964849342/?type=3&theater
Deri tani 3 grevistë janë shoqëruar në urgjencë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Nisma #Thurje, grupimi një ka ndjekur hapë pas hapi zhvillimin e historisë së Bankers me banorët e Zharrëzës, shkruan në profilin e Facebook se “Të gjithë janë në gjendje të rëndë” dhe vendos para përgjegjësisë kryeministrin Rama: “Nëse diçka iu ndodh do të ketë vetëm një përgjegjës. Ai që hesht për të mbrojtur interesat e një kompanie private e cila në shkelje të ligjeve të këtij vendi po shkatërron pronat private dhe rrezikon jetë njerëzish”.
Përveç personave të futur në grevë, banorët e tjerë të Zharrzës vazhdojnë të protestojnë. Dje ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk kanë lejuar asnjë mjet të kompanisë Bankers të kalojë – edhe pse Ministria e Energjisë kishte dhënë urdhër që të ndalohej injektimi i ujit teknologjik në puse, kompania e naftës nuk e kishte zbatuar.
Kërkesat e banorëve të Zharrzës janë dëmshpërblim për dëmet që kanë pësuar banesat nga tërmetet e shkaktuara nga gërmimet e Bankers si dhe ndërprerjen e aktivitetit të kompanisë së naftës.
Kjo nuk është hera e parë që banorët e fshatit Zharrëz kanë dalë kundra kompanisë së naftës, por kërkesat e tyre nuk janë marrë asnjëherë parasysh nga qeveria dhe kompania Bankers. /m.g/