“Boll i zhvatët studentët”
Lëvizja Për Universitetin ka ndërmarrë aksionin e radhës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Aktivistët kanë shpalosur nga dritaret e këtij universiteti një banderolë ku shkruhej “Boll i zhvatët studentët” dhe një shenjë ndaluese mbi fjalët “Mr. 700€”.
Aksioni ka për qëllim të denoncojë tarifat e larta të studimit, fenomenin e tregtisë së librave dhe korrupsionin në sistemin universitar.
Reagimi i plotë i lëvizjes “Për Universitetin”:
Në vijim të aksioneve ndërgjegjësuese për problematikat e jetës universitare, sot u mbajt aksioni i radhës në Fakultetin – famëkeq – të Shkencave të Natyrës. Aksioni nuk denoncon vetëm zhvatjen që iu bëhet studentëve nga tarifat e larta të studimeve, por edhe zhvatjen me tregtinë e pandershme të librave, dhe më keq akoma në disa raste edhe zhvatjen e studentëve nga disa pedagogë super të korruptuar që shesin me qindra euro një notë provimi.
Aksionet tona do të vazhdojnë derisa të marrin fund tarifat dhe çdolloj haraçi në kurriz të studentëve.
Arsim Publik Falas!
/l.k./