Bilanci i tragjedisë në Mynih
Sulmi i djeshëm në Mynih ka lenë pas 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mes viktimave janë edhe tre të rinj shqiptarë. Dijamant Zabergjah, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi janë tre të rinjtë nga Kosova që kanë mbetur të vrarë nga sulmi në qendrën tregtare “Olimpia”.
Shtatë nga nëntë viktimat janë të moshave 13 – 19 vjeç, mes të cilëve 3 turk dhe 1 grek.
Atentatori i sulmit është 18 vjeçari Ali Sonboly që siç është njoftuar në media, ishte viktimë e bullizmit në shkollë për 7 vitet e fundit. Gjatë kontrollit të apartamentit policia ka gjetur në komodinën e tij një libër “Pse vrasin studentët”. Ai gjithashtu thuhet se kalonte orë të tëra në kompjuter dhe pëlqente lojërat me vrasje.
Sipas policisë gjermane, iraniano-gjermani është djali i një taksisti dhe sulmi nuk ka lidhje me ISIS. Por një fakt edhe më shqetësues ka dal në skenë, thuhet se ai kishte idhull Anders Breivik një neo-nazist që vrau 77 të rinj në vitin 2011 në Norvegji. Sulmi i djeshëm ndodhi po në të njejtën datë me atë të Oslos (22 korrik).
Mësohet se 18 vjeçari ka hakuar profilin e Facebook-ut të një vajze dhe ka joshur të rinjtë të shkojnë për të ngrenë tek “Mc Donalds” sepse do të kishte ushqim falas.
Dyshohet se i riu kishte planifikuar një masakër shumë më të madhe, pasi në çantë iu gjetën mbi 300 fishekë.
Ditën e sotme qindra njerëz kanë mbajtur homazhe në vendin ku ndodhi ngjarja.
/m.g/
Foto: Reuters

Naim Zabërgja, babai i 21-vjeçarit Dijamant Zabërgja që mbeti i vrarë nga sulmi i djeshëm

Naim Zabërgja, babai i 21-vjeçarit Dijamant Zabërgja që mbeti i vrarë nga sulmi i djeshëm

Të afërm, miq dhe qytetarë kanë mbajtur homazhe për 9 viktimat

Të afërm, miq dhe qytetarë kanë mbajtur homazhe për 9 viktimat