Bashkëshorti i Kryeministrit të Luksemburgut pozon me partneret e liderëve të NATO
Bashkëshorti i Kryeministrit të Luksemburgut ka pozuar me gratë dhe të dashurat e liderëve botërorë gjatë konferencës së NATO-s.
Arkitekti belg Gauthier Destenay, Zotëria i Parë i Luksemburgut, u martua me kryeministrin Xavier Bettel në vitin 2015.
I veshur me një kostum të zi dhe kravatë gri, Destenay qëndroi pikërisht pas Zonjës Trump dhe bashkëshortes së presidentit të Turqisë, Emine Erdogan.