Banorët i ankohen Totozanit për shpërndarje jo të drejtë të ndihmave
Avokati i Popullit, z.Igli Totozani së bashku me ekspertë të institucionit kanë qenë ditën e sotme në zonat e përmbytura ku kanë biseduar me banorë, pushtetarë lokalë e vullnetarë që shpërndanin ndihma për banorët.
Nga banorët e zonës ka patur pretendime për një shpërndarje jo të drejtë të ndihmave, thuhet në një njoftim nga zyra e Avokatit të Popullit.
Të njëjtin shqetësim ka shprehur dhe kryetari i komunës Hoxharë, i cili shprehet se nuk është pyetur fare lidhur me shpërndarjen e ndihmave në komunën që ai përfaqëson dhe se këto ndihma në disa raste po shkojnë në vendin e gabuar.
Një shqetësim tjetër i banorëve të përmbytur është dhe mungesa e ushqimit për bagëtitë. Ushqimi i sjellë deri tani mjafton vetëm për një javë dhe më pas, do tu duhet të sjellin ushqime të tjera për bagëtitë. Sipas banorëve për bagëtitë duhet të sigurohet ushqim për një vit, pasi tokat e përmbytura janë kthyer në toka të pa kultivueshme për një vit.
Klikoni mbi njërën nga fotot për të hyrë në galerinë e fotove.