Athina në zjarr, protesta me bomba molotov (VIDEO)
Situata në Athinë është ndezur. Pak para votimit për miratimin ose jo të marrëveshjes së arritur dy ditë më parë, para parlamentit janë mbledhur miëjar njerëz. Ata janë kundër kësaj marrëveshje dhe në shenjë kundërshtimi, kanë hedhur edhe bomba molotov. Policia ka përdorur gazin lotësjellës për të qetësuar situatën. Ndërkohë, situata është e ndezur edhe brenda parlamentit.
Një deputet ka grisur dokumentin e marrëveshjes dhe ia ka hedhur kryeministrit Aleksis Tsipras. Bëhet fjalë për deputetin e Agimit të Artë, Ilias Kasiridhis./E.T./k.p./
https://www.youtube.com/watch?v=AuJZdWTiaJM