Aktivitetet në “Tiranën pa makina”
Nisma “Tirana pa makina”, e ka kthyer kryeqytetin në një vend plot aktivitete gjatë ditës së sotme. Aktivistët e Ecovolis por edhe Bashkia e Tiranës, kanë lajmëruar se në 22 shtator, do të ketë plot 22 aktivitete për qytetarët e Tiranës, që nga ora 7:00 në mëngjes deri në 22:00.
Aktivitetet zhvillohen tek sheshi “Skënderbej”, pedonalja, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”. Më poshtë gjeni listën e plotë të aktiviteteve gjatë ditës së sotme.
- Yoga – këndi i qetësisë shpirtërore.
Ora 07:00 – 08:00
Vendodhja (Lulishtja sheshi “Skënderbej”) - Celebrimi i dashurisë mbi dy rrota – kurorëzimi nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Ora 08:15 – 08:45
Vendodhja (sheshi “Skënderbej”) - Shumësportet (Futboll, basketboll, gara me biçikleta, lojëra argëtuese).
Ora 09:00- 22:00
Vendodhja (sheshi “Skënderbej”) - Lojërat nostalgjike të rrugës për brezin e ri. Topa gropash, topa rrasash, topa djegsi, loja me peta, kërcim me litar në rrugët e bllokuara.
Ora 09:00 -22:00
Vendodhja (sheshi “Skënderbej”) - Markato e gjelbër, promovimi i 13 komunave të Tiranës.
Ora 09:00 – 21:00
Vendodhja (Përpara Galerisë së Arteve) - “Barrikadat e Muzikantëve” – vendosja e artistëve, pianistë, violinistë dhe kitaristë në udhëkryqet e vizatuara për bllokimin e rrugëve.
Ora 08:30 – 12:00 dhe18:00 – 22:00
Vendodhja (Kryqëzimet e akseve në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe sheshi “Skënderbej”) - Recycle Jeans – “Atelieri i makinave në rrugë”.
Ora 09:30 – 12:30
Vendodhja (Rr. M.Shyri, kryqëzimi me Bulevardin) - Pantomimet në semaforë.
Ora 08:30 – 12:00 dhe 18:00 – 22:00
Vendodhja (Kryqëzimet e akseve me Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe sheshin “Skënderbej”) - Pedalimi shumëngjyrësh i vajzave gjimnaziste dhe ride style
Ora 10:00 – 11:00
Vendodhja (Sheshi “Skënderbej”) - Aktivitete artistike në skenë (Ansambli i fëmijëve, banda e qytetit, teatri i kukullave, cirku i Tiranës dhe “street art”)
Ora 09:00 – 13:00 dhe 18:00 – 22:00
Vendodhja (Fillimi i bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe sheshi “Skënderbej”) - Çajtore çajklisti – “Një çaj për një fidan”
Ora 09:00 – 21:00
Vendodhja (Përpara Galerisë së Arteve) - Universiteti Polis (Ekspozitë Open Air)
Ora 08:00 – 22:00
Vendodhja (Bulevardi Dëshmorët e Kombit, sheshi “Skënderbej”, kryqëzimet e akseve të bllokuara) - Muzeu i Biçikletave.
Ora 08:30 – 22:00
Vendodhja (Përpara Muzeut Kombëtar) - Vizatime natyrore në çdo udhëkryq që do të bllokohet.
Fillon në orën 19:00 të datës 21 Shtator, duke përfunduar në datën 22 Shtator ora 08:00 - Piknik.
Ora 18:00
Vendodhja (Lulishtja pas Monumentit të Skënderbeut) - Camping me çadra.
Ora 08:00 – 22: 00
Vendodhja (Përballë teatrit të kukullave) - Makina Qepëse.
Ora 08:00 – 12:00
Vendodhja (Rr. M. Shyri përballë Ministrisë së Ekonomisë) - Fushata “Mbjellim ajër të pastër!”
Ora 09:00 – 22:00 - Aktivitete (Cirku i Tiranës)
Ora 09:00 – 22:00
Vendodhja (Përgjatë akseve të bllokuara) - Performanca e artistëve të vegjël.
Ora 10: 00 -12 :00
Vendodhja (sheshi “Skënderbej”) - Promovimi i artistëve të riciklimit dhe produkteve te tyre.
Ora 09:00 – 21:00
Vendodhja (Përpara Galerisë së Arteve) - Këndi i Këmbëzbathurve.
Ora 09:00 -22:00
Vendodhja (sheshi “Skënderbej”)