“Aksioni” i Agjencisë së Parqeve, 27 veta rrijnë, vetëm njëri punon
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit vendosi të heqë sot atë që kishte mbetur nga lodrat për fëmijë në një lulishte pranë rrugës Mine Peza. Këto lodra jo vetëm që nuk funksiononin më, por ishin kthyer në rrezik për fëmijët për shkak të dëmtimeve dhe ndryshkut.
Ajo që bie në sy është numri i madh i punëtorëve të angazhuar në këtë aksion. Nga kjo fotografi mund të dallohen 27 prej tyre që bisedojnë, shlodhen apo shohin njëri tjetrin, por vetëm një që po punon.
/l.k./