9 maji – Dita e Evropës
9 maji njihet ndryshe si Dita e Evropës. Bashkimi i sotëm Evropian, i ka rrënjët pikërisht në 9 maj të 1950.
E njohur si “Deklarata e Schuman”, është thirrja që ministri i Jashtëm francez Robert Schuman i bëri Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut si një zgjidhje për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore mes vendeve.
Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.
Në Shqipëri e Kosovë sot mbahen dhjetëra aktivitete zbavitëse, sportive, edukative dhe kulturore në kudadër të Ditës së Evropës.