8 prilli, Dita Ndërkombëtare e komunitetit Rom
8 Prilli njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom. Për herë të parë është vendosur në vitin 1971 në Londër, së bashku me flamurin dhe himnin Rom.
Në vendin tonë, edhe pse janë ratifikuar një sërë konventash ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Romët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira jetese, diskriminim dhe përjashtim social. Sipas një sondazhi të zhvilluar para pak kohësh nga “Historia Ime”, duket se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe romëve janë ende të largëta dhe të ftohta, pasi kur pyeten se si do të reagonin nëse partneri i fëmijës së tyre do të ishte rom, shqiptarët janë përgjigjur “Nuk do të më pëlqente por do ta pranoja”.
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen disa aktivitete. Në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 19:00 do të shfaqet një dokumentar që prezanton historinë dhe jetesën e komunitetit rom në Shqipëri.
“Një ditë është pak për ta njohur historinë e komunitetit rom, por është kjo ditë kur më shumë se kurrë në kemi të drejtë të ngrem zërin. Për të treguar se ne e mbështesim njeri-tjetrin”, shkruhet në njoftimin e aktivitetit.
Ndërsa gjatë ditës, është bërë përurimi i kampit të rulotave që pritet të strehojë rreth 50 familje rome. /m.g