5 foto ku tregohet shtypja ndaj gruas
Fotografja 23- vjecare Allaire Bartel është frymëzuar nga tema e “kufijve” të krijuar midis gjinive, për këtë seri fotosh që është projektuar për të kapur shtypjen mashkullore ndaj grave. Diçka që vihet re çdo ditë në jetën e përditshme. Ajo paraqet 5 foto, me mesazh shumë të fortë; marrëdhënia e egër midis burrave ndaj grave.
Fotografja thotë se: “Unë kam qenë shumë e vendosur për të shprehur idenë se shtypja e grave shihet jo vetëm përmes rasteve ekstreme individuale, të tilla si përdhunim, abuzim seksual ose fizik, por mund të ndihet edhe në forma më të vogla gjatë ditës”.
Fotot kanë në qendër femra të moshës së mesme në angazhime të përditshme si yoga apo puna.