183% më shumë leje ndertimi në Tiranë në gjashtë muajt e parë të vitit 2017
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë një rritje të lartë të lejeve të ndërtimin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i lejeve është rritur me 82%.
Rritjen më të lartë e ka Tirana, me një rritje me 183% krahasuar me vitin e kaluar. Në periudhën janar-qershor janë dhënë 102 leje ndërtimi, krahasuar me 36 që janë dhënë në gjashtë muaj te parë të vitit 2016, raporton “Monitor.al”.
Rritje të lartë të lejeve të ndërtimit për këtë periudhë kanë pasur edhe qytetet si Vlora, Dibra, Elbasani, Gjirokastra Korça dhe Fieri. Ndërsa në qarqet Kukës, Berat dhe Lezhë nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi as në gjashtë mujorin e parë të 2016 e as në 2017.
Ndërtimet e reja në Tiranë janë përqendruar në sektorin banesave kryesisht në blloqe të mëdha në periferi dhe në zonë afër qendrës me kulla të mëdha. Këto ditë nis nga puna ndërtimi i një kulle 35 katëshe (Down Town Albania) pranë European Trade Center (ETC). Ndërsa blloqe të mëdha banimi, si Turdiu, Fiori Di Bisko, Festial City janë në zhvillim.
/l.k./