Fushata elektorale po nis dhe së shpejti shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit.
Mendo Politikisht – Voto me kokën tënde!
Grupet e margjinalizuara në shoqëri, vijojnë të mbeten të nënpërfaqësuar apo nuk përmenden fare në programet dhe platformat politike të partive që po garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në vijim të advokimit për të drejtat e komunitetit LGBTI+, komuniteteve të tjera të margjinalizuara dhe përpjekjes për përfshirjen e tyre në komunikimin mediatik gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Historia Ime dhe Pro-LGBT kërkojnë mendimin tuaj mbi zgjedhjet dhe politikën në vend.
Ky pyetësor i drejtohet komuniteteve të margjinalizuara në vend dhe anëtarëve të tyre.
Mendimi juaj mbetet anonim dhe do të na ndihmojë për të përmirësuar fushatën tonë advokuese dhe ndërgjegjësuese, e cila do të prezantohet javët në vijim.
Ju lutem kushtojini 2 minuta kohë plotësimit të këtij pyetësori. Faleminderit!
Pyetësori është pjesë e fushatës së advokimit “Mendo Politikisht 2021“, financuar nga Civil Rights Defenders dhe pjesë e projektit EUTH Advocacy.