Ana Grodzka, politikania transgjinore frymëzuese !

Sot, duam t’ ju rrëfejmë historinë frymëzuese të një politikaneje polake. Ana Grodzka, është një grua transgjinore 69 vjeçare. E njohur masivisht në Poloni për aktivizmin e saj dhe arritjen si politikanja e pare publikisht transgjinore në parlamentin polak. Shigjetare e guximshme dhe mjaft e vlerësuar nga komuniteti queer në Europën qëndrore.
Para se ti futej politikës, ka punuar si terapiste dhe gazetare, përvoja të cilat i kanë dhënë mundësinë të jetë një aktiviste e fortë e të drejtave LGBTQ+, të drejtat transgjinore dhe barazinë gjinore. Gjithashtu pjesmarrëse në shumë aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet LGBTQ+ në Poloni dhe më gjerë.

Grodzka u përfshi më shumë në politikë duke u angazhuar si kandidate për parlament me një parti liberale dhe progresive në Poloni. Në zgjedhjet e tetorit 2011, hyri në histori duke u bërë personi i pare transgjinor për tu zgjedhur në parlamentin polak.
Ajo dëshmon të ketë kaluar sfida të herëpashershme me opinionin publik dhe kolegët, por ndihet krenare që ka thyer norma shoqërore. Prezenca e saj në parlament nënkuptonte progres në të drejtat LGBTQ+, edhe pse gjithmonë merrte urrejtje dhe kritika nga parti të tjera.

Stoike në qëndrimet e saj, mbronte të drejtat LGBTQ+, por edhe duke u përfshirë në çështje të drejtësisë, të drejtave të grave dhe politikës në përgjithësi. Historia e saj i dha zë përfaqësisë së komunitetit LGBTQ+ në Poloni, por edhe në mënyrën se si perceptohej çështja në publik.
Pas mandatit në parlament, ajo vazhdon të jetë një themel i çmueshëm për historikun e personave trans në Poloni, dhe vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve atje.
Po ti, ke menduar të përfaqsosh komunitetin LGBTQ+ në parlament?