Viktima e parë e krizës greke: Pensionisti shqiptar vdes teksa priste rradhën në bankomat
Një 59-vjeçar shqiptar u rrëzua dhe më pas vdiq, ndërsa ishte në radhë përpara një bankomati në Greqi. Sipas ‘The Mirror’, kjo është viktima e parë e krizës greke. Mediat greke raportojnë se 59vjeçari ishte me origjinë shqiptare dhe po priste para një banke në Larisa, kur pati probleme shëndetësore.
Mediat greke që citohen nga ‘The Mirror” raportojnë se njerëzit në radhë nxituan ta ndihmonin dhe e dërguan në spital me një ambulancë, por tepër vonë pasi shqiptari ndërroi jetë.
Viktima po priste në radhën e gjatë për të tërhequr pensionin. Një autopsi do i bëhet trupit nga prej ku do të mësohet dhe shkaku i vdekjes.
Një ekspert i marketingut dixhital, i riu grek Jason Aiginitis, 25 vjec e përjetoi keq lajmin e vdekjes së pensionistit shqiptar. “Gjëja e parë që më shkoi nëpër mend në atë cast ishte, ‘ja ku filloi’”. “Dje patëm rastin e parë të rëndë të situatës që po kalon Greqia, kur një pensionist 59 vjecar vdiq teksa priste në radhën e gjatë për të tërhequr pensionin në bankomat, në Larissa”.
“Poshtërimi ndaj grekëve sapo nisi, kjo epokë e re sapo startoi dhe sëbashku me të stresi dhe agonia. Qeveria e re që fitoi zgjedhjet përdori moton, “Shpresa po vjen”.
Një pyeje kam për ta, “Kur sheh të moshuar që qajnë dhe vdesin, në të rinjtë a duhet të mbajmë më shpresë për të ardhmen tonë”.
I riu gjithashtu shprehet se njerëzit kanë frikën dhe madje të një lufte civile në Greqi. ‘Pati një polarizim të madh pas votimit në Referendum, shoqëria greke është e ndarë në dy pjesë tani”, shprehet i riu 25 vjecar.
Turistët që po planifikojnë pushimet në Greqi po paralajmërohen që të marrin para të thata, pasi shteti po shkon drejt destabilizimit financiar të mëtejshëm.
Ky paralajmërim erdhi pasi grekët votuan “Jo” në referendum duke refuzuar paketën e ndihmave ekonomike nga kreditorët, gjë e cila e vë perpara dyshimeve të ardhmen e Greqisë në BE.