“Unë Ricikloj” thirrje partive politike: Dhuroni banerat e fushatës për të pastrehët
Nisma mjedisore “Unë Ricikloj” i bën thirrje aktorëve politikë të dhurojnë banerat e përdorur gjatë fushatës në ndihmë të njerëzve të pastrehë.
Me qindra të pastrehë kudo nëpër qytete jetojnë nën qiell të hapur, ndërkohë që janë me qindra banerat elektoralë që shkaktojnë një ndotje të tmerrshme mjedisore qoftë nga kimikatet e bojërave, qoftë nga vetë plastika e përbërë.
Le ti mbajmë këto materiale të dëmshme mjedisore larg landfilleve duke i ripërdorur për të mbuluar qindra familje të pastreha që jetojnë nëpër barraka të sajuara me mushama të grisura.
Jane me mijera metra katror banera te printuar te cilet nese perfundojne ne landfille do te shkaktojne nje katastrofe mjedisore, jo vetem nga mosperdorimi por edhe nga kimikatet e bojerave edhe me te demshme se vete plastikat e banderolave. Dhuroji!
E pra këtë herë kemi mundësinë ti ripërdorim për një qëllim të mirë. Të nxisim riciklimin dhe të japim një mesazh të qartë se në këtë vend ekziston dëshira dhe vullneti për të mbrojtur mjedisin dhe për të bërë mirë.
Kjo është një thirrje për të gjitha forcat politike dhe kandidatët e tyre, të ndihmojnë mjedisin dhe komunitetet e pastreha duke i dhuruar banderolat e tyre elektorale, duke i mbajtur larg landfilleve.
Banderolat elektorale do i shkojnë komunitetit të pastrehë pranë Liqenit Artificial, në Kombinat dhe Ali Demi.