Tirana Post keqinformon!
Orientimi seksual nuk është një zgjedhje, ndryshe nga ç’ tha Tirana Post në artikullin e saj për të treguar se pse Edona James ka marrë mbështetje të fortë nga publiku. Duhet thënë që u jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përgëzimin e Edonës. Ajo është një pjesmarrëse në Big Brother Vip Kosova, dhe një personazh mjaft pozitiv dhe i dashur për publikun gjerësisht prej gëzimit dhe çiltërsisë që ajo tregon. Gjithashtu duam të theksojmë se çdo fjalë e shkruar apo e folur nga media ka rëndësi, për çdo lexues, pjesëtar të komunitetit, aleat apo kundërshtar.
Do donim t’ ju tregonim se absolutisht orientimi seksual i askujt nuk është zgjedhje që një individ e bën vetvetiu, duke iu referuar vetëm njërit prej studimeve të shumta por edhe duke u mbështetur tek logjika e thjeshtë që askush nuk zgjedh me vullnet të plotë rrugën më të vështirë drejt lirisë e lumturisë.
Andrea Ganna, bashkë autor i studimit të realizuar nga ‘’ Broad Institute and Mass General Hospital’’ thekson se kanë patur kampion 100-fish më të madh se çdo studim tjetër. Dhe me këtë studim kanë dalë në rezultatin se: ‘’Seksualiteti nuk vjen për pasojë të gjenetikës, psikologjisë, e as eksperiencave jetësore ndarazi. Por tërheqeja seksuale ndikohet nga qindra gjene biologjike, dhe përvoja jetësore.
Motivojmë çdo portal mediatik, televizion apo individ që ka ndikim mbi opinionin publik të jetë më i ndërgjegjshëm për termat dhe vërtetësinë e pohimeve. Me dashje, lamë pa përmendur që orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë dy gjëra krejt të ndryshme, për të cilat do t’ ju tregojmë më shumë në vazhdim.
Me njerëz që nxjerrin verë nga profile fallco, e të tjerë që argumentojnë mendimin e tyre me të drejtë, ky potim nga Tirana post është një katalizator tjetër që e bën komunitetin LGBTQ+ pre e më shumë komenteve.
Orientimi seksual nuk është zgjedhje!
Dëgjoni këtë emision radiofonik me temën:’’Natyre vs Nurture’’
Referenca: https://www.pbs.org/newshour/science/there-is-no-gay-gene-there-is-no-straight-gene-sexuality-is-just-complex-study-confirms , https://www.plannedparenthood.org/learn/sexual-orientation/sexual-orientation/what-causes-sexual-orientation#:~:text=But%20research%20shows%20that%20sexual,%E2%80%9Cturn%E2%80%9D%20a%20person%20gay , https://www.bdi.ox.ac.uk/news/the-nature-of-nurture , https://tiranapost.al/stil-jete/fare-na-meson-pelqyeshmeria-e-kosoves-ndaj-edona-james-i529533