Shqipëria: Regjim hibrid, korrupsion, liri e pjesshme apo lider i reformave në Ballkan?
Edhe pse qeveria paguan fatura të kripura në revista prestigjoze si “The Economist” për të shitur imazhin e saj si lider i reformave në Ballkan, 3 raporte ndërkombtare të 2015 tregojnë një tjetër realitet.
Shqipëria vazhdon të konsiderohet si vend pjesërisht i lirë, me regjim hibrid e me shkallë të lartë korrupsioni .
Agjencia britanike “The Economist Intelligence Unit”, në indeksin e demokracisë për vitin 2015 e rendit Shqipërinë në vendin e 81-të nga 167 shtete, duke e cilësuar si vend me regjim hybrid, vetëm një shkallë më lartë se regjimet autoritare.
Më dobët, me indeksin 4.36 nga 10, Shqipëria vlerësohet në “Funksionimin e Qeverisë”. “Kultura politike” është vlerësuar me 5. 5.56 pikë ka marrë “Pjesëmarrja në politikë”. “Procesi zgjedhor dhe pluralizmi është vlerësuar me 7 nga 10 pikët e mundshme. Më të vlerësuara në Shqipëri janë “të drejtat e njeriut” me 7.65.
Ndërsa organizata ndërkombëtare Transparency International, që vëzhgon luftën ndaj korrupsionit, e rendit Shqipërinë në vendin 88-t, ndryshe nga një vit më parë kur ishte e 110-ta. Vendi ynë ka shënuar progres duke marrë 36 pikë. Raporti për “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015”, në analizon 168 vende të botës. Me gjithë përparimin, Shqipëria dhe Kosova radhiten prapa vendeve të rajonit.
Edhe në raportin e vitti të shkuar të Freedom House, vendi ynë vazdon të mbetet në kategorinë e shteteve pjesërisht të lira. Në të njëjetën situatë paraqiten të gjithë vendet e rajonit me përjashtim të Serbisë e cila cilësohet si vend i lirë.
/l.k./