Sektorët më të korruptuar në Shqipëri, sistemi gjyqësor dhe marrja e licencave
Duke matur indeksin e konkurueshmërisë globale, Forumi Ekonomik Botëror ka vlerësuar edhe madhësinë e pagesave jo zyrtare (korrupsionit) në ekonomitë e 140 vendeve.
Në indekset e korrupsionit janë marrë në shqyrtim 5 fusha: shërbimet publike, importe eksorte në dogana, pagesa e taksave, gjykatat, pagesat per licencat dhe pagesa mesatare e rryshfetit për të gjithë këta sektorë.
Mënyra e vlerësimit fillon nga 1 (ndodh shumë shpesh), deri tek 7 (nuk ndodh kurrë). Shqipëria është vlerësuar me një indeks pagesash të rryshfetit prej 3.7 për qind, duke u renditur në vendin e 70 mes 140 vendeve të korruptuara në rang global.
Dy sektorët më problematikë janë marrja e licencave dhe sistemi gjyqësor ku vendi ynë ka marr një vlerësim nën mesataren me 3 pikë dhe renditet në vendin e 83-të nga 140 vende.
Forumi Ekonomik Botëror vlerëson se pak me alarmante është situata në pagesën e korrupsionit gjatë pagesës së taksave, ku ryshfeti është vlerësuar me 4.7 pikë me afër nivelit pozitiv, ndërsa ryshfeti për marren e shërbimeve publike është vlerësuar me 4.4 pikë gjithashtu një vlerësim edhe mbi mesataren botërore.
Gjithashtu edhe pagesat e korrupsionit në dogana janë afër mesatares me 3.8 pikë, ku Shqipëria në renditjen globale renditet në vendin e 62 në mesin e 140 vendeve. /l.k./
Burimi: Monitor