Historia Ime për të shtatin vit radhazi prodhon raportin e saj të monitorimit të medias. Ky raport ka si qëllim që të përdoret nga një sërë institucionesh dhe aktorësh në Shqipëri, të cilët kanë një rol në avancimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi për të gjitha grupet në nevojë.
Me rëndësi është që gjetjet e këtij monitorimi do të ndihmojnë drejtuesit dhe profesionistët e mediave online në Shqipëri- siç janë gazetarët – që të ndërgjegjësohen më mirë tek ndikimi i punës së tyre të përditshme në krijimin e realiteteve sociale për një sërë kategorish, si: gratë, komuniteti LGBTI, aftësia e kufizuar, raca, përkatësia fetare etj.
Gjithashtu mendojmë se duke evidentuar disa qasje të profesionistëve të medias si online ashtu dhe në televizionet gjatë emisioneve Prime Time, veçanërisht përsa i përket mënyrës së përzgjedhjës së lajmeve që përmbajnë gjuhë të urrejtjes apo diskriminuese, do të rrisim ndërgjegjësimin e tyre, për përmirësimin e këtyre praktikave, rritjen e cilësisë së informaciont që ofrohet dhe shmangien e përdorimit të gjuhës së urrejtjes apo diskriminuese në media.
Ky raport gjithashtu synon të ndërgjegjësojë publikun dhe përdoruesit e shpeshtë të mediave online, duke rritur njohuritë për çështje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media dhe duke i pajisur ata me aftësi konkrete se si të dallojnë dhe shmangin gjuhën e urrejtjes. Për këtë qëllim, gjatë gjithë këtij raporti, gjuha e përdorur do të jetë sa më e kuptueshme dhe praktike, për të gjithë lexuesit e tij.
Raporti i plotë në vijim: