Me mijëra protestues u mblodhën sërish të shtunën e kaluar në kryeqytetin serb për të dënuar veprimet e qeverisë, ato të Presidentit Vuçiç si dhe transmetuesve publik televiziv për mungesën e mbulimit mediatik sa iu përket protestave të fundit në Beograd.
Këta protestues kundërshtojnë dhunën politike në vend dhe mungesën e lirisë mediatike. Pasi u mblodhën në qendër të Beogradit, një radhë kilometrike me protestues që u bashkuan në protestë mbushën rrugët e Beogradit, duke kaluar pranë parlamentit serb nën parrullën “Presidenti serb është hajdut”.
Protestuesit kaluan pranë godinës së transmetuesve publik televiziv, duke iu bërë apel për një mbulim mediatik më profesional të protestave, duke kërkuar në këtë mënyrë më shumë zëra opozitarë në median serbe si dhe për t’i dhënë fund dhunës politike në Serbi.
Dy ditë më parë organizuesit e protestës publikuan një deklaratë për shtyp në të cilin i vinin një datë mediave në Serbi që të plotësonin kërkesën e tyre për të mbuluar zërat opozitarë nga protestat, duke i dhënë hapësirë përfaqësuesve nga protestat.
https://www.youtube.com/watch?v=2-u11uPihmk
“Ne duam nga RTS që në çdo buletin lajmesh ti dedikojë hapësirë zërave opozitarë për të shprehur qëndrimet e veta si dhe qëndrimet e alternativave të tjera jo-qeveritare. Po rikujtojmë se ky është një detyrim ligjor që transmetuesit publikë kanë” thuhet në deklaratën për shtyp.
Kjo është protesta e tretë anti-qeveritare e organizuar këtë muaj, pas marshimit të mijërave protestuesve në Beograd, konkretisht në 8 dhe 15 dhjetor. E gjitha kjo nisi pasi një politikan i krahut opozitar u dhunua fizikisht./k.m/
Burimi: Balkan Insight