Përdori gjuhë urrejtje në rrjetet sociale, përfundon në Gjykatën Supreme

Në shkurt të këtij viti një grua çeke komentoi në një video në rrjetet sociale, ku paraqiten disa refugjatë dhe familjarë të tyre që futen në kamiona e mës pas në autobusa për ti transportuar.
“Dhe ne do të paguajmë për ta…Pse më mirë si lanë autobusat të digjen” u shpreh ajo. Ajo vijoi të mbrojë qëndrimin e saj ndaj refugjatëve.
“Është e vështirë të imagjinohet një gjuhë urrejtje më e ashpër se kjo. Personi ka shprehur përmes këtij komenti dëshirën për dëmtim fizik të një grupimi të caktuar njerëzish” tregoi prokurori Pavel Zeman në Gjykatën Supreme në Çeki.
Këto lloje komentesh në një shoqëri demokratike, sipas prokurorit çek, nuk mund të mbrohen nën pretekstin e lirisë së fjalës, pasi këto fjalë denigrojnë dinjitetin e një grupi specifik njerëzish. Prokurori çek vijoi më tej të shtonte se e konsideron gjuhën e urrejtjes një problem të madh për shoqërinë tonë./k.m/
Burimi: NewsMavens