Një qiri për çekët Michael dhe Anna tek Këmbana e Paqes në Tiranë
Dy turistë çek u vranë mbrëmjen e së premtes në Dukagjin të Shkodrës. Anna Kosnikova 36 vjeç, dhe Michael Stavos, 27, janë dy viktimat e këtij atentati kriminal.
Kjo ngjarje e rëndë ka ngjallur një reagim të fortë nga njerëzit në rrjetet sociale. Një event i krijuar nga Eljan Tanini në Facebook u bën thirrje qytetarëve që ditën e djelë në orën 20:00 të ndezin një qiri për Annën dhe Michaelin tek këmbana e paqes në Tiranë.
Këmbana e paqes ndodhet pranë Piramidës dhe është një objekt me simbolikë të veçantë. Kjo këmbanë është ndërtuar nga fëmijët e komunitetit katolik te Zadrimës, nën kujdesin e ish-Presidentit të Republikës Rexhep Mejdani. Për ndërtimin e saj janë mbledhur gëzhoja të shkrira të mbledhura nga trazirat e vitit1997.
Njoftimi i plotë i eventit:
“Le të dalim të gjithë tek Këmbana e Paqes me një qiri dhe lule për çeket Michael Svatos dhe Anna Kosinova.
Ajo këmbane ka shume kuptime, prandaj ne do e mbushim me lule dhe qirinj në shenjë faljeje për ta.
Ndërkohe, nje tabelë me letra do te qëndroje aty për të gjitha mesazhet që ne kemi. Mesazhet do i drejtohen familjareve dhe popullit çek.
Në fund e gjitha kjo, do të mbyllet tek Ambasada Çeke në Rrugën e Ambasadave duke u dhëne mesazhet tona me qirinj dhe lule.
Ato do të postohen për në familjen e Michael Svatos dhe Anna Kosinova.
(qirinjtë do te ndizen pranë gjithe hapësirës ku është këmbana e paqes)
Mos harro të marresh me vete lule dhe qirinj!
Shihemi!”
/L.K