Jemen/ Vdekshmëria 6 herë më e lartë se parashikimet

Më shumë se 60.000 persona janë vrarë në Jemen në dy vitet e fundit, sipas përllogaritjeve të fundit, një shifër kjo 6 herë më e lartë se sa parashikimet.
Sipas përllogaritjeve të realizuara nga OKB, numri i viktimave arrinte shifrën 60.223, sipas të dhënave të siguruara prej grupit të pavarur kërkimor “Armed Conflit Location& Event Data Project” (ACLED). Llogaritja e numrit të viktimave në Jemen, tashmë në vitin e 4 të gjendjes së konfliktit, është e komplikuar për shkak të mungesës së aksesit për të hyrë në këtë vend.
Të dhënat e siguruara nga ACLED, që bazohet mbi të dhëna të agreguara nga burime me kod burimi të hapur si dhe nga burime lokale të lajmeve, nuk përfshin numrin e vdekjeve të shkaktuara nga uria dhe varfëria. Shoqata bamirëse “Save the Children” u shpreh se është përllogaritur se rreth 85.000 persona mund të kenë vdekur prej urisë që prej vitit 2016 në Jemen.
“Këto shifra fatale janë vetëm një përllogaritje me përafërsi të tregjedisë dhe terrorit që mbizotëron në Jemen prej vitesh” shprehet Raleigh, drejtoreshë ekzekutive pranë ACLED.
Bilanci i vdekshmërisë është rritur nga viti në vit dhe shpjegohet që një nga arsyet për këtë rritje është shkaktuar nga ndërhyrja e Arabisë Saudite në luftë. Qeveria e Jemenit, e cila njihet ndërkombëtarisht, ndodhet momentalisht në azil./k.m/
Burimi: The Telegraph