Inagurimi i BSH/ Shiritin e preu ish- Guvernatori, i akuzuar se i vodhën arin në vitin 2000
Në ceremoninë e djeshme të inagurimit të ambienteve të restauruara në Bankën e Shqipërisë, krahas kryeministrit Rama dhe shumë figurave të tjera të jetës publike në vend, ishte dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Ky i fundit, sic shihet në foto, preu edhe shiritin e inagurimit bashkë me Guvernatorin, Gent Sejko.
Ky gjest simbolik i Canit sot, sipas “Lapsi.al”, të rikthen pas në vitin 2000, kur ai ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe nga tunelet e Krrabës u vodhën plot 364 kg ar. Shkëlqim Cani është akuzuar vazhdimisht për këtë vjedhje, edhe pse kur ndodhi ngjarja ai pati deklaruar se në tunelet e Krrabës nuk kishte rezerva floriri. Por në raportin vjetor vjetor të Bankës së Shqipërisë ish-Guvernatori e kishte përfshirë sasinë e florit.
Deklaratat e Canit u mbështetën gjithashtu edhe nga kryeministri i atëhershëm, Ilir Meta, i cila tha se në Krrabë kishte vetëm qymyr, por jo flori. Për këtë vjedhje Policia Ushtarake asokohe nisi hetimet dhe nën akuzë ishin pesë banorë të fshatit Krrabë.
Ndërsa në ceremoninë e djeshme nuk kishte ftesë për ish-Guvernatorin Fullani, i akuzuar për vjedhjen 7 milionë dollarëve nga Thesari i Bankës, i pranishëm ishte ish-Guvernatori Cani, gjithashtu i akuzuar për vjedhjen 346 kg flori në vitin 2000. /l.k./