Hungaria – si arriti regjimi i ri autoritar të shndërrohet në makthin e shoqërisë civile
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/01/1000x-1-960x640.jpg)
Një organizatë hungareze në qytetin jugor të Pecs, me emrin “Az Emberseg Erejeval” (EEA) e cila përkthehet “With the power of humanity” ka për objektiv lobimin për një shoqëri demokratike, në të cilën çdo njeri është i barabartë.
Organizata lobon për të drejtat e njeriut, solidaritet dhe integritet shoqëror. Shumë prej aktiviteteve të organizuara prej saj janë të dedikuara për fëmijët romë. Në 11 vitet e fundit organizata ka operuar normalisht pa asnjë incident.
Më pas qeveria nisi një fushatë kundër armikut të saj, bilionerit amerikano-hungarez, George Soros, që edhe e mbështet financiarisht organizatën. Brenda natës organizata u dëbua nga vendi. EEA është një nga dhjetëra organizatat që merr mbështetje financiare nga Open Society Foundations (OSF), një rrjet fondesh i themeluar prej financierit dhe filantropistit George Soros.
Qeveria e drejtuar prej partisë politike “Fidesz” i ka cilësuar këto organizata si pjesë të “Ushtrisë sorosiane” si dhe i ka akuzuar si promovues të axhendës së tij politike. Në qershor 2017, parlamenti miratoi ligjin famëkeq mbi transparencën e fondeve që marrin organizatat nga donatorë të huaj (i njohur gjerësisht si “Anti-NGO Law”) . Ky projektligj i kufizon fondet e huaja për organizatat e shoqërisë civile.
Ligji shihet si një përpjekje për të luftuar influencën e Sorosit në Hungari duke ndjekur shembullin autokratik të Rusisë duke i sulmuar drejtpërdrejt organizatat e shoqërisë civile. Në tetor, Komisioni Evropian nisi një procedim penal karshi shkeljeve të bëra nga qeveria hungareze, mbi bazat se ky ligj abuzon me të drejtën për tubim.
“Kjo histori është reminishencë e një diktature” shprehet gazetari Tamas Ungar. /k.m/
Burimi: NewsMavens