Gazetari turk rrezikon ekstradimin nga Rumania

Një deputet rumun ka paralajmëruar se Rumania do të humbi gjithë kredibilitetin në sytë e Brukselit nëse ekstradon një gazetar turk të kërkuar nga autoritetet turke. Policia rumune arrestoi gazetarin turk, Kamil Demirkaya të mërkurën dhe e solli atë përballë Gjykatës së Apelit në Bukuresht, ku u mor vendimi për ekstradim në Turqi mbi bazën e një urdhëri të lëshuar nprej autoriteteve nga Ankaraja.
Kërkesa për ekstradim lidhet me akuzat për terrorizëm dhe lidhjet me klerikun në mërgim, Fethullah Gulen, një ndër personat që ka dalë hapur kundër Presidentit turk, Erdogan. Sipas seancës të mërkurën, u vendos se një verdikt gjyqësor do të jepet të enjten, sipas familajrëve të Demirkaya.
Demirkaya ishte kryeredaktor i medias Zaman Bulgaria midis viteve 2003 dhe 2011. Ai u rikthye në Turqi por më pas u zhvendos në Bukuresht së bashku me familjen e tij në 2016. Gazetari ka një leje të qëndrimi të përkohshme në Rumani. Në nëntor ai ka riaplikuar për zgjatjen e lejes së qëndrimit dhe dokumentet e tij po procesohen nga autoritetet rumune.
Ai nuk ka asnjë precedent penal dhe nuk ka kryer asnjë krim në Turqi sipas dokumenteve që mund të aksesohen në website-in e Ministrisë së Drejtësisë turke. Një gazetar turk me vendbanim në Bukuresht, Necdet Celik u shpreh pr BIRN se gjykata do ta nxjerri vendimin sot nëse Demirkaya do të ekstradohet apo jo. “Po e ndjek çështjen me kujdes. Në opinionin tim ambasadori turk, Koray Ertas duhet të shlyej një borxh ndaj Presidentit Erdogan deri në fund të mandatit të tij në Bukuresht” u shpreh gazetari.
Celik shprehet se ambasadori turk në Bukuresht ka lobuar fort që të ekstradojë gazetarë të ndryshëm turk me vendbanim në Bukuresht, mbrapsht në Ankara./k.m/
Burimi: Balkan Insight