Freedom House: Liria e medias në botë, më e ulëta në 10 vite, Shqipëria bie në vendin e 97
Freedom House ka publikuar sot raportin vjetor mbi lirinë e shtypit. Gjendja e medias në botë u përkeqësua ndjeshëm gjatë vitit 2015, duke arritur pikën më të ulët në 10 vitet e fundit.
Në raport thuhet se vetëm 1 në 7 persona në botë, jeton në një vend ku shtypi është i lirë.
Përkeqësimi i situatës në vendet e Lindjes së Mesme si Libia, Egjipti dhe Jordania, si dhe hapat mbrapa në Turqi, Ukrainë dhe në një sërë vendesh të Afrikës Lindore kanë ndikuar në rënien e lirisë së shtypit.
Përkeqësim është shënuar dhe në mjedisin relativisht të hapur të mediave në Shtetet e Bashkuara.
HARTA E LIRISE SE SHTYPIT 2015
Në raportin e këtij viti Shqipëria renditet në vendine 97-të, duke qënë ende një nga vendet me liri të pjesshme të medias. Po e njëjta situatë paraqitet edhe me Kosovën, e cila renditet në vendin e 100-të duke shënuar një zbritje në renditje.
Shqipëria renditet në vendin e 37-të mes vendeve europiane, me 49 pikë. Shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100 rezultati më negativ.