Facebook i mundëson përdoruesve 10 opsione të identitetit gjinor
Në shumë vende të botës, Facebook, po iu jep përdoruesve mundësinë të shprehin lirisht identitetin gjinor në profilet e tyre. Çdo përdorues i Facebook mund të zgjedhë mes dhjetë opsioneve që karakterizojnë identitetin e tij gjinor (femër, femër transgjinore etj).
Ky ndryshim, vjen pas atij të vitit të kaluar në të cilin u futën opsione për të përshtatur në mënyrë të personalizuar përemrat: ai/atë; ai/ajo ose neutral.
Kompania e Mark Zuckenberg thekson se bashkëpunimi me shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT në botë, “do të garantojë të drejtën e gjithësecilit për tu ndjerë vetvetja në këtë platformë”.
“Liria është një terren që duhet eksploruar pa frikë: ky është mesazhi i rëndësishëm që Facebook na jep përmes opsionit të përcaktimit të lirë të identitetit gjinor të përdoruesve të tij”, tha Flavio Romani, presidenti i Arcigay itali.
Këtij ndryshimi së bashku me shumë vende të tjera, i është bashkuar edhe fqinji ynë Italia që prej 8 prillit. Por se kur do të jetë pjesë Shqipëria, kjo gjë ende nuk dihet.
/ansa.it