Devoll, kryeson kandidati që di të përdorë Internet Explorer
Bledjon Nallbati, kandidati I APPD po kryeson garën për Devollin ndaj kandidatit të ASHE Kostaq Qaja, ndërkohë që po vazhdon proçesi i numëritmit të votave.
Kur janë numëruar 25 nga 53 qendra votimi, Nallbati ka 54.1 % të votave kundrejt 45.9 % të Kostaq Qajës.
Kandidati i bashkisë së vogël të Devollit u bë i njohur pak kohë më parë, kur Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, publikoi CV-të e kandidatëve për zgjedhjet lokale.
Në CV-në e tij kandidati i djathë Nallbati kishtë përfshirë një paragraf ku tregoheshin njohuritë e tij kompjuterike.
Mes njohurive të tij në këtë fushë, ai kishte renditur dhe programin e navigimit “Internet Explorer”.
Mund të thuhet që Devollin po e fiton një kandidat me njohuri të veçanta kompjuterike, veçanërisht në programin “Internet Explorer”.
Bledion Nallbati duke votuar