Deputeti serb nuk heq dorë nga parlamenti edhe pas dënimit për krime lufte
Foto: Teodora Ciric
Lideri i Partisë Radikale serbe, Vijislav Seselj u shpreh se ai nuk do të heqi dorë nga mandati i deputetit, pavarësisht dënimit për krime lufte që rëndojnë mbi të. Ligjërisht këto akuza që rëndojnë mbi të, i heqin atij mandatin si deputet.
Sesejl u dënua këtë javë nga Tribunali i Krimeve Ndërkombëtare në Hagë me 10 vite heqje lirie për shkak të gjuhës së urrejtjes me fjalime nacionaliste që nxitën krimet e urrejtjes në rajonin e Vojvodinës të Serbisë gjatë luftës në vitin 1992.
Por ai nuk do të shkojë në burg pasi ka kalur 11 vite i arrestuar në Hagë. Sipas ligjit serb, ky nuk përbën një motiv që deputetit në fjalë mos ti hiqet mandati në parlament. Neni 88 në Ligjin për emërimin e parlamentarëve thekson se mandati i një deputeti merr fund në rast se ky i fundit merr një dënim me heqje lirie më shumë se 6 muaj.
Gjithsesi sipas rregullores së brendshme të parlamentit, deputeti duhet ta japi personalisht dorëheqjen në parlament. Vetëm pas vetëdorëheqjes mund të mblidhet dhe bordi parlamentar për çështjet administrative e të njohi mbylljen e mandatit për deputetin serb.
Një deputete e opozitës, Aleksandra Jerkov u shpreh për BIRN se këto interpretime të ligjit nuk do it pengojnë deputetët e tjerë të nisin një procedurë për ti dhënë fund mandatit të deputetit Seselj./k.m/
Burimi: Balkan Insight