Bashkia e Tiranës: Shtatë veprimet që do të ndëshkohen me gjobë deri në 20.000 lekë
Bashkia e Tiranës ka shpallur shtatë masa, ku përfshihen edhe ndëshkim me gjobë për të mbajtur pastër qytetin. Kreu i bashkisë, Erion Veliaj ka prezantuar këtë plan masash para 24 administratorëve të rinj qytetit.
7 masat për një qytet të pastër janë:
- Hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontenierëve – 5.000 lekë
- Kryerje e punimeve pa leje – 500.000 lekë + shpenzimet e prishjes
- Shfrytëzimi i paligjshëmi hapësirave publike – 20.000 lekë + 300 lekë/m2
- Vandalizimi i pronës publike me: 20.000 lekë
- dëmtim, bllokim, vjedhje pusete;
- urinim/pështyrje/grafiti në rrugë;
- dëmtim i shtyllave të ndriçimit/ndriçuesve;
- dëmtim pemësh
Kompanitë e përmbarimit do të kontraktohen për zbatimin e këtyre masave. Sakaq, paratë që do të vilen nga gjobat do të shkojnë për gjelbërimin e hapësirave publike.
/l.k./