Arrestohen gazetarët e “Reuters” pasi raportuan mbi krizën e refugjatëve
Foto: Twitter
Dy gazetarë të “Reuters” mund të dënohen me 14 vite heqje lirie për shkak se bënë mbulim mediatik të një masakre për krizën e refugjatëve në Myanmar, Afrika e Jugut. Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo u arrestuan në dhjetor dhe iu është ndaluar aksesi në sistemin e drejtësisë, për të pasur një avokat, e drejta për të takuar familajrët për më shumë se dy javë.
Ironikisht agresorët përgjegjës për masakrën do të përballen me 10 vite heqje lirie kurse këta gazetarë me 14 vite. Gazetarët u arrestuan pasi mbanin dokumente zyrtare sekrete të rëndësishme, të marra nga dy policë që punonin në shtetin Rakhine. Këta reporterë kanë mbuluar ngjarjet në Myanmar dhe mësuan më vonë se ishin arrestuar për shkak të punës së tyre.
“Jemi të shokuar nga ky sulm flagrant ndaj lirisë së shtypit. I bëjmë thirrje autoriteteve të lirojnë menjëherë gazetarët” u shpreh Stephen J. Adler president dhe kryeredaktor i presigjiozes “Reuters”./k.m/
Burimi: Reuters