Aksioni anti-informalitet terrorizon ambulantët, rradhë të gjata në QKR
Zyrat e Qendrave Kombëtare të Regjistrimit prej më shumë se dy javësh janë të mbushura me njerëz që presin në rradhë për të regjistruar bizneset e tyre. Shumë prej tyre presin me ditë të tëra pasi kërkesa është aq e madhe sa QKR nuk i përballon dot me numra (nipte).
Nga pamja e tyre e jashtme, këta njerëz duken qartë se nuk janë ata kodoshët e përhershëm të biznesit, por të frikësuar nga ajo që mund të ndodhë me jetesën e tyre të përditshme pas paralajmërimit të qeverisë për një aksion kundër informalitetit.
Kush është kurioz të shkojë në sportelet e QKR dhe do të shohë qartë, se ata evazorët, janë biznesët e rreshkur nga dielli, më së shumti tregtarë ambulante, berberë lagjesh, rrobaqepës që nxjerrin bukës e gojës. Janë ata lloj biznesesh që e ndryshojnë aktivitein tre herë brenda vitit, jana ata që falimentojnë edhe pa taksa, pasi kriza e konsumit është përplasur së paru në dyert e tyre.
Manjola është një ndër ta. Dikur punonjëse fasoni, tashmë ka një rrobaqepsi në ambjentet familjarë, në zonën e Laprakës që me riparime kryesisht të rrobave të vjetra, nxjerr një rrogë jo më shumë se 30 mijë lekë në muaj. Ka një shtëpi me qira, një femijë dy vjec për të rritur dhe një burrë pa punë. Është e shokuar pasi tatimorët i kanë fortografuar gjithcka dhe ka frikë se, mos i sekuoestrohet makina qepesë aseti i vetëm me vlerë 500 euro që ja ka bërë dhuratë vëllai. Për dy javë Manjola nuk ka mundur të regjitrohet pasi rradha është e gjatë. Ky është momenti i vyer për sekseret, të cilët kundrejt 2 mijë lekëve të zgjidhin hallin. Nuk është vetëm regjistrimi shton ajo, por duhet blerë edhe Kasa, e cila është pamundur të përballohet me të ardhurat aktuale që siguron. Por në fund thotë se, e ka një zgjidhje do të ikë si gjithë të tjerët në Gjermani.
Historia e Manjolës është historia e të gjithëve në rradhët e QKR-së. Një mesogrua afër saj e regjur nga dielli teksa ka dëgjuar bisedën mes nesh ja nisi vajit me denese. Me katër fëmijë për të rritur është pronare e nje tezge.
I gjithë ky përshkrim sado me dhimbje duhet të ndërgjegjësojë të gjithë se, ligji duhet zbatuar dhe se, të gjithë janë njëlloj para tij. Në këtë aspekt edhe ata ambulantet duhet ta njohin ligjin dhe të bëhen pjesë e tij.
Duke parë këto ditë në bilancet që 100 të mëdhenjë kanë dorëzuar në QKR, ata që hyjnë në 20-tëshen e parë, kryemilionerët e Shqipërisë bëjne evazion pa ju dridhur qerpiku. Me xhiro qindra miliona lekë nuk paguajnë asnjë tatim dhe raportojnë se kanë një mal fatura për të paguar. Monitor i ka zbuluar disa prej këtyre rastëve ditët e fundit. Ndërkohë që biznesët e vogla që nuk sjellin as 2 % të të ardhurave në raport me PBB janë futur në morsë, kur nga ana tjetër trarët e kontrabandës rrinë ngritur në dogana dhe kompanitë e mëdha bëjnë evazion hapur.
Nga hulumtimet e Monitor në bilancet e të mëdhenjeve vetëm në dy kompani shpenzimet e fryra i kalojnë të 300 milionë dollarët.
Me këto logjikë, Partia Socialiste i ka braktisur themelin e ideologjisë saj për të qenë në krah te të varfërve. Njësoj si për aksionin e energjisë, ku dhuna deri në burg ja nisi për të varfërit dhe ata bizneset, avokatët, dentistët, ishin të fundit në rradhë, madje rezultatet ndaj tyre mbeten të paqarta.
E njëjta logjikë po aplikohet edhe me luftën ndaj informalitetit. Aksioni nga ambulantet po fsheh evazionin ndër të mëdhenj që duket se kanë imunitet të pacënueshëm nga qeveria.
/l.k./