VIDEO/ Ngjarje e rëndë në SHBA – Gazetarja dhe kameramani vriten në transmetim live
Dy punonjës të televizionit amerikan WDBJ7, një gazetare dhe një kameraman, mbetën të vrarë në mëngjesin e sotëm pas një sulmi me armë. Ngjarja ka ndodhur në Virginia të SHBA-së, ndërkohë që gazetarja ishte në transmetim live rreth orës 7 të mëngjesit.
Një person ka hapur zjarr ndaj ekipit të televizionit në Virginia. Sipas Associated Press mendohet se vrasësi mund të jetë një punonjës i pakënaqur, apo i pushuar i televizionit WDBJ7.
Dy viktimat janë gazetarja Alison Parker 24 vjeç dhe kameramani Adam Ward 27 vjeç.
Pamjet që qarkullojnë në videon më poshtë, tregojnë momentin kur gazetarja po merrte një intervistë dhe në një moment dëgjohen të shtëna dhe të bërtitura. Kamera bie në tokë dhe të bërtiturat vijojnë deri në momentin kur ndërpritet lidhja. /m.g
https://www.youtube.com/watch?v=DbG7uFxVfnY&bpctr=1440602150