VIDEO/ Momentet më seksiste gjatë Rio 2016
Lojërat olimpike Rio 2016, janë shoqëruar me një serë komentesh seksiste nga mediat botërore. Këto ditë kanë treguar sesi njerëzit nuk mund t’i shohin dot femrat pa i krahasuar me një mashkull që bën të njejtën gjë apo duke i etiketuar si “bashkëshorte”, “mama”, mbi gjithë të tjerat.
Komente si “kam përshtyjen se ajo është hedhur edhe më lart se disa gjimnast meshkuj”, “gruaja e një lojtari futbolli”, “mund të bëhet gruaja e parë që fiton një medalje pasi ka lindur fëmijë”, “disa njerëz thonë se ajo noton si burrë”, e shumë të tjera, janë bërë nga komentatorë të medieve botërore gjatë lojërave olimpike.
Sipas një studimi të fundit lajmet për sportin mbulojnë në mënyrë jo proporcionale sportistët meshkuj dhe femra. Për meshkujt mediat fokusohen më shumë tek sesa atletë të mirë janë, ndërsa për femrat tek mosha, gjendja civile dhe veshja.
Në videon e mëposhtme AJ+ sjell pesë nga momentet më seksiste të këtyre ditëve.
/m.g/