Turqia tronditet sërish nga shpërthimet
Prej disa javësh gjendja në Turqi paraqitet e tensionuar për shkak të shpërthimeve të njëpasnjëshme. Sot është tronditur nga shpërthimi qyteti i Stambollit. Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, në një rrugë të njohur për blerje në Istiklal, jo shumë larg sheshit Taksim.
Deri tani autoritetet turke njoftojnë për 5 persona të vdekur dhe rreth 36 të lënduar. Ministri turk i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu është shprehur se ndër të plagosurit, 12 janë të huaj.
Thuhet se për shkak të paralajëmrimeve të dhëna nga institucionet turke për atentate të mundshme terroriste, nerëzit kanë qendruar në shtëpi dhe rruga nuk ishte shumë e populluar. Sipas autoriteteve turke, atentatori kishte si objektiv një qendër tregtare aty pranë, por pasi është trembur nga policia, nga paniku ka shpërthyer eksplozivin. /m.g
https://twitter.com/KizilDayanisma_/status/711135398450188288
Burimi: DW