Totozani: Mbyllja e kufijëve për emigrantët, përshkallëzon situatën
Avokati i Popullit, Igli Totozani, është rizgjedhur President i Organizatës së Ombudsmanëve të Mesdheut me vota unanime të 29 vendeve anëtare. Në një konferencë të mbajtur në Maltë, në fjalën e tij Totozani u fokusua tek situata e vështirë e flukseve migratore.
“Aktualisht kemi një përshkallëzim të situatës prej bllokimit të kufijve në vende kryesore të destinacionit në BE-së dhe efektit domino përgjatë “itinerarit Ballkanik”. Siç nënvizohet në deklaratën e ditëve të fundit nga Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-së, z. Ra’ad Al Hussein, shqetësim tepër i madh është profilizimi i refugjatëve bazuar tek nacionalitetit dhe mosgarantimi i të drejtës së aksesit ndaj procedurave të azilit pa diskriminim”, tha në fjalën e tij Avokati i Popullit.
Sipas Totozanit, gjatë vitit 2015 ka dështuar zbatimi i legjislacionit ndërkombëtar për grupet vulnerabël, duke përfshirë këtu fëmijët, gratë, të moshuarit, viktima të torturës, personat me aftësi të kufizuar, komuniteti LGBTI etj. Vetëm gjatë vitit 2015, janë evidentuar mbi 90.000 të mitur të pashoqëruar, të cilët janë ekspozuar ndaj risqeve të shtuara për shëndetin, dhunimin, shfrytëzimin dhe trafikimin.
Gjithashtu gjatë kësaj konference, u pranua për herë të parë si anëtar me të drejta të plota Avokati i Popullit të Kosovës. /m.g