Përfundon me sukses Shkolla dimërore “Etika në Media për Komunitetin LGBT+”
Ditën e djeshme përfundoi Shkolla dimërore “Etika në Media për Komunitetin LGBT+” e cila u mbajt për dy ditë radhazi në qytetin e Pogradecit. Në një tryezë të rrumbullakët, gazetarë dhe aktivistë diskutuan, shkëmbyen ide e trajtuan disa prej tematikave kryesore të komunitetit LGBT+, nën drejtimin dhe moderimin e Zhaklin Lekatarit.
Ishin dy ditë të mbushura me aktivitete, diskutime, përplasje mendimesh e idesh. Tema të tilla si: ruajtja e anonimatit, etika dhe terminologjia e përdorur në media për komunitetin LGBT+(përemrat, qasja e duhur ndaj një lajmi që lidhet me persona të komunitetit, etj), dizinformimi për çështjet që lidhen me komunitetin, shëndetësia dhe problemet që personat LGBT kanë, arsimimi, etj, ishin pjesë e trajnimit dy ditor, i cili i mundësoi pjesëmarrësve, veçanërisht gazetarëve të mësonin më tepër për mënyrën se si trajtohet një lajm që lidhet me komunitetin LGBT+.
Në ditën e dytë të trajnimit, gazetarët patën mundësi të ndërvepronin duke intervistuar persona të komunitetit. Secili prej tyre zgjodhi një tematikë të caktuar që lidhej me komunitetin LGBT+. Në ditët në vazhdim punimet e gazetarëve do të publikohen në faqen e Historia Ime. Trajnimi përfundoi me shpërndarjen e çertifikatave për të gjthë pjesëmarrësit.
Anais